Trondit Alfred Cako/ Ja çfarë fshihet pas simboleve në trupin e 23-vjeçares që u gjet e vdekur…

0
Trondit Alfred Cako zbulon çfarë fshihet pas simboleve në

Konspiracionisti Alfred Cako ka zbërthyer simbolet që u zbuluan në trupin e 23-vjeçares që u gjet e vdekur në mënyrë të mistershme në Tiranë.

Cako theksoi për emisionin ‘Breaking’ se simbolet mbi trupin e viktimës lidhen me faktin e ndonjë mesazhi të fortë që i kanë dhënë vrasësit njerëzve të saj apo familjarëve.

“Vrasja mund të lidhet dhe me faktin se ka një çështje të pa mbyllur për trashëgiminë me palën, që është lënë e hapur, duke i dhënë një mesazh kërcënimi që mos u ngatërroni, por mund të kenë probleme me shtëpinë si pronësinë”, theksoi Cako.

Sipas tij, shenja sfurkut tregon fuqinë e personit që ka kryer vrasjen, duke iu treguar atyre se është i paprekshëm.

“Sfurku tregon fuqi, shëndet, e siguri d.m.th që personi që e ka bërë këtë iu thotë se nuk kemi se çfarë të bëni se jam i fortë. Ndoshta unë jam i gabuar. Atje janë ato germa është një gërma A është poshtë një J, mund të lexohen nga e majta në të djathtë ose e kundërta. J, G, A, besoj se janë mesazhe”, tha Cako.

Gjetja e disa vizatimeve me simbole diabolike në trupin e pajetë të 23-vjeçares, Evgjeni Baxho, ka ngritur dyshime të forta te prokuroria se vajza e re mund të jetë shtyrë në vetëvrasje nga persona të tjerë që predikojnë rituale paganizmi.

Baxho, punonjëse pranë një kompanie celulare në Tiranë, ndiqte në internet video që flisnin për simbole Runes, vizatime që tregojnë mesazhe sakrifice.

Artikulli i mëparshëmDW/ Greqia përgatitet për sezonin turistik
Artikulli i radhësRaportet Shqiptaro-Turke/ Vjen mesazhi i fuqishëm nga ministri grek