Arjan Çani zbulon prapaskenat/ Ja çfarë më tha një nga njerëzit e afërt të Ramës pak ditë më parë

0
Arjan Çani zbulon taktikat e gabuara që fundosën

Gazetari Arjan Çani thotë se janë tre aksionet politike që opozita i nisi por nuk i çoi në fund, gjë që i ka kushtuar edhe katër vjet të tjera në opozitë. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Çani tha se lënia e mandatave, bojkoti i zgjedhjeve locale dhe marrëveshja e 5 qershorit duhej të ishin shfrytëzuar më mirë, për t’u kthyer në favor të opozitës. 

Braktisja e mandateve. Kjo do të thotë radikalizim i luftës opozitare. A patë të tillë? Radikalë nuk ishin.

Braktisja e zgjedhjeve lokale. I braktisën dhe lanë të zhvillohen zgjedhjet. Braktisja e zgjedhjeve lokale do të ishte taktikë inteligjente sikur Basha dhe të vetët të mos i linin të bëheshin.

Vetëm pak ditë më parë fola me një nga njerëzit e afërt të Ramës. Më tha se nuk e kuptoj që pas 5 qershorit dhe Edi Rama ndryshoi Kushtetutën, ka pasur presion të paparë nga Ambasada Amerikane. Ata i thanë nuk mund të tallesh me ne, 5 qershori është bërë në tokën amerikane dhe nuk mund të bësh asgjë. Lul Basha nuk duhej të shkonte më në tryezë. Këta tha nuk kishin informacion që shantazhin amerikanët e bënë edhe ndaj Edi Ramës. Këto janë gabime sepse nuk u çuan deri në fund. Tregoi që nuk ka një vizion të qartë për strategjitë që ndërmerr.

Artikulli i mëparshëmSKANDALI/ Prindërit u shkarkuan me bujë nga Vetting-u si gjyqtarë “KÇK”, fëmijët emërohen magjistratë të së ardhmes! (EMRAT)
Artikulli i radhës“Kam të dhëna nga brenda PD”, Zheji paralajmëron ‘tërmet’ në selinë blu