Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi në një dalje për mediat deklaroi se ish-vjehrri ka ekzekutuar dhëndrin pranë Gjykatës në Tiranë.
Jaupi theksoi se ngjarja ka ndodhur pas një procesi të gjatë divorci.
“Është vrarë një person, që ka qenë në proces divorci me bashkëshorten. Autori është ish-vjehrri. Është arrestuar autori. Viktima ka pasur proces të gjatë divorci me bashkëshorten, gruaja ka qenë e arrestuar për dhunë në familje.
Në këto kushte, babai i vajzës ka qëlluar ish-dhëndrin. Ka dëshmitarë okularë, është e dokumentuar tërësisht autorësia, për hollësi të tjera do iu njoftojmë më pas”, deklaroi Jaupi.