Spikerët kanë avantazhin që të vishen si të duan nga mesi e poshtë. Të ulur në tavolinën që mbulon çdo gjë, ata mjaftojnë të veshin një këmishë dhe krevatë për tu dukur etik në orarin e punës. Por, kamerat kanë zbuluar sekretin.
Spikeri Shaun Ley duke dhënë lajmet kishte një pamje serioze teksa lajme, por, nga mesi e poshtë, ai ka veshur pantallona të shkurtra. Veshja e pazakontë e lexuesit të lajmeve nuk kaloi pa u komentuar në rrjetet sociale. Dikush shkroi: “Kur isha fëmijë, mendoja se prezantuesit e lajmeve nuk kanë veshur shumë rroba nga beli e poshtë, tani kam dëshmi.”
Në Londër ditët e fundit po mbretërojnë temperatura mjaft të larta dhe të pazakonshme për këtë qytet në pranverë. Të mërkurën u shënua dita më e ngrohtë e vitit deri më tani. Temperatura arriti në 28.3 gradë.