Situata epidemiologjike në vendin tonë vijon të përmirësohet nga dita në ditë. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar vetëm dy raste të reja me Covid-19, nga 3.593 testime të kryera.
Bilanci mbetet pozitiv, pasi fatmirësisht, asnjë person nuk e humbi betejën me virusin, po në 24 orëshin paraprak.
Njoftimi i MSH:
Numrat e covid në 24 orët e fundit janë ulur ndjeshëm. Asnjë humbje jete dhe vetëm 2 raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 3593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 1 rast në Tiranë, 1 rast në Lezhë.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.