Një ngjarje e rëndë është zbuluar nga policia në Paris, ku një 47-vjeçar me origjinë serbe ka fshehur kufomën e nënës së tij në apartament për 7 vite rresht.
Ai u tha autoriteteve se nëna e tij, Zlaka, kishte vdekur nga kanceri në vitin 2014 kur ajo ishte 75 vjeç.
Mediet e huaja raportojnë se ai e fshehu trupin e nënës së tij në mënyrë që të përfitonte pensionin e saj.
“Le Parisien” raportoi se një patrullë policie dhe një oficer i policisë gjyqësore, të shoqëruar nga i dyshuari, morën rrugën për në apartament, në lagjen e 20-të të Parisit.
Ata gjetën trupin e mumifikuar të moshuarës në banjë, në një valixhe të mbuluar me një copë sipër.