Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, duke publikuar fitime për të tretën ditë me radhë. Çmimet vijojnë të mbështeten nga pritshmëritë për rimëkëmbjen e kërkesës, sidomos në Shtetet e Bashkuara, Europë dhe në Kinë.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 71.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 68.7 dollarë për fuçi. Të dy bençmarkët u rritën me mbi 1.5% në sesionin e kaluar.
Çmimet po mbështeten edhe nga parashikimet e OPEC+ për një rimëkëmbje të fortë të kërkesës, gjatë këtij viti.
Karteli i vendeve eksportuese të naftës parashikon se deri në fund të këtij viti, kërkesa për naftë do të jetë rritur në rreth 99.8 milionë fuçi në ditë, ndërsa furnizimi do të jetë 97.5 milionë fuçi në ditë.
Ky ribalancim i tregut do të mbështetet nga rritja e kërkesës në SHBA, që është konsumatori më i madh i naftës në botë, dhe gjithashtu në Europë dhe në Kinë.
Edhe shumë vende të tjera në botë po dalin gradualisht nga masat kufizuese të pandemisë.
Ndërkohë, një ngadalësim në bisedimet bërthamore mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka ulur pritshmëritë se nafta e republikës islamike do të rikthehet së shpejti në tregje.
Bursa për datën 1 Qershor 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 664.50 | + 7.50 |
DIESEL | 575.00 | + 6.75 |
| | |