Pandemia që trazoi gjithë botën/ Kina hedh hapin e guximshëm

0
Pandemia që trazoi gjithë botën/ Kina hedh hapin e

Kina ka vendosur që të vaksinojë fëmijët e moshave nga 3-17 vjeç me Sinovac, duke marrë kështu një hap të guximshëm në krahasim me shtetet e tjera.

Ky është një vendim i marrë së fundi nga autoritetet shëndetësore, ndërkohë që nuk dihet ende se kur do të nisë aplikimi në terren.

Sipas mediave vendase, në eksperimentet dhe provat klinike gjatë fazës së parë dhe të dytë, u provua se vaksina Sinovac krijon imunitet dhe te fëmijët, ndërkohë që efektet anësore kanë qenë të pakta.

Sinopharm, e cila është kompani që mbështetet nga vetë qeveria kineze, thotë se është duke bërë testime dhe prova të vazhdueshme, dhe po shihet mundësia që të shkojë në tre numri i dozave që një person duhet të marrë, në mënyrë që të fitojë imunitet.

Artikulli i mëparshëmVarianti indian po tremb mjekësinë botërore/ Zbardhet shifra e lartë që është regjistruar në 24 orët e fundit
Artikulli i radhësE PAPRITUR/ Rama i shkon në rezidencë Yuri Kim në mes të natës! Ja çfarë u diskutua…