Pas shumë vitesh diskutime, ministrat e G7-ës arrijnë marrëveshjen historike, zbardhet për çfarë bëhet fjalë

0
Pas shumë vitesh diskutime, ministrat e G7-ës arrijnë

Ministrat e Financës të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara kanë arritur një marrëveshje “historike” për vendosjen e një takse për korporatat ndërkombëtare. Ministrat e Financave, që u takuan në Londër, u zotuan për vendosjen e një takse për korporatat, në nivelin minimal prej 15 për qind.

Sekretari britanik i Thesarit, Rishi Sunak tha se kjo marrëveshje është historike.

“Pas vitesh diskutime, ministrat e Financave të G7-ës arritën marrëveshje historike për të reformuar sistemin botëror të taksës, që është në përputhje me epokën digjitale”, tha ai.

Edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden kishte bërë thirrje që taksa për korporatat të jetë në nivel prej 15 për qind.

Kompanitë si Amazon, Google dhe Facebook, me shumë mundësi do të jenë në  mesin e kompanive që do të preken nga kjo taksë.

Ky vendim mund të bëjë që qeveritë të pranojnë miliarda dollarë si taksë nga këto kompani dhe me këto të holla, të paguajnë borxhet që kanë marrë gjatë krizës së pandemisë COVID-19.

Marrëveshja e arritur ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Kanadasë, Italisë dhe Japonisë, pritet se do t’u bëjë presion që edhe vendeve të tjera të ndjekin të njëjtin shembull, kur do të takohen në samitin e G20-ës muajin e ardhshëm.

Artikulli i mëparshëmPasuria e kabinetit Rama/ Denaj të ardhura nga qiratë, Xhaçka i shet vëllait apartamentin, ja deklarimet e emrave të tjerë
Artikulli i radhësCovid-19 prek edhe dëgjimin/ Mjekja ORL tregon simptomat dhe problematikat e rënda: Probleme deri në shurdhëri! Eliminoni këto gjëra