Zbardhen pasuritë e ministreve në kabinetin “Rama”. Gazeta ka marrë nga ILDKP të dhënat për vitin 2020, ku jepen detaje për anëtarë e ekzekutivit. Në këtë artikull po japim detaje vetëm mbi deklarimet e ministreve femra.
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka deklaruar:
Kalimi i të drejtave reale për një apartament vëllait tim, kundrejt pagesës prej 19 mijë euro. Sipas saj, kjo vlerë është e njëjtë me vlerën paguar për ndërtimin e këtij apartamenti; Shitje automjeti, 1.484.400 lekë; Llogari bankare, 1.833.725 lekë; Paga si ministre e Mbrojtjes, 1.374.059 lekë
Bashkëshorti; Pagesë kushti I në shumën 50 mijë euro për blerjen e apartamentit me sip 153 m2; Gjendje llogarive bankare në total, 6.585.135 lekë; Të ardhura nga qeraja, 5.621.100 lekë; Të ardhura nga ISSH, 705.465 lekë; Të ardhura nga qeraja, 1.881.900 lekë; Likuidim nga Drejtoria e Tatimeve, 40 mijë lekë. Evis Kushi, ministrja e Arsimit ka deklaruar: Llogari bankare, 551.425 lekë; Depozitë, 3.301.799; Kursime CASH, 500.000 lekë; Të ardhura nga paga si ministre, 290.150 lekë; Paga si deputete, 2.050.799 lekë; Të ardhura si pedagoge, 138.175 lekë dhe 83.717 lekë. Ndërsa bashkëshorti i saj ka deklaruar: Llogari e pagës, 88.996 lekë; Paga si specialist pranë OSHEE në Elbasan, 549.669 lekë; Specialist pranë OST shtator-dhjetor 2020, 290.208 lekë; Mësues i jashtëm, 60.000 lekë.
Ministrat e tjerë:
Nëse shohim deklarimet e ministres së Transportit, Belinda Balluku, ajo ka deklaruar: Gjendja e llogarisë, 3.066.900 lekë; Interesa, 35.90 euro; Llogari, 118 euro dhe 1.715 euro; 3 llogari hapur për shpenzime për fëmijët nga ish-bashkëshorti, 889.310 lekë; 20 mijë euro dhe 20 mijë euro; Paga si ministre, 1.434.475 lekë; Fond për pension privat, 72.354 lekë. Ministrja e Financave Anila Denaj ka deklaruar: Gjendje e llogarisë bankare, shtim me 174.419 lekë; Bono thesari investuar në janar 2015, në shumën 3 milionë lekë; Depozitë hapur në 2019, me vlerë 18 mijë euro; Paga si ministre, 1.541.790 lekë; Të ardhura nga Bordi i Sigurimeve Shoqërore, 50.796 lekë; Interesi i bonove, 277.500 lekë; Të ardhura nga qeraja e apartamentit, 1.080 euro; Të ardhura nga depozita prej 15 mijë eurosh, 128 euro; Të ardhura nga shitja e makinës Toyota RAVA 4, 80 mijë lekë; Kredi, marrë në vitin 2012 me vlerë 7 milionë lekë.
Ndërsa bashkëshorti ka deklaruar: Gjendje CASH, 500 mijë lekë; Llogari bankare, 50.175 lekë; Të ardhura nga paga në Shoqatën e Biznesit Shqiptar, 311.688 lekë; Të ardhura nga konsulenca, 1.394.800 lekë.
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka deklaruar: Llogari bankare, 22.898 lekë; Gjendje CASH, shtuar me 2.500 euro; Paga si ministre, 1.374.051 lekë. Bashkëshorti i saj ka deklaruar: Llogari, 565.96 lekë; Llogari, 117.037 lekë; Paga si anëtar i Këshillit të DPSHTRR, 605.935 lekë; Paga 431.142 lekë; Marr kredi personalen 2016 me vlerë, 1.120.000 lekë. Ministrja e Drejtësisë ka deklaruar: Llogari bankare, gjendja në 2020, 963.457 lekë; Llogari, gjendja në 2020, 1.317 euro; Llogari rrjedhëse, 174.717 lekë; Llogari bankare, 199.43 euro; Paga si ministre, 1.570.352 lekë; Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës, 34.000 lekë; Të ardhura nga mbledhjet e Këshillit të Territorit, 46.200 lekë; Dietat si ministre, 3.000 lekë dhe 160 euro. Bashkëshorti i saj ka deklaruar: Llogari bankare gjendja në vitin 2020, 10.005 euro; Llogari bankare gjendja në vitin 2020, 2.791 lekë; Të ardhura si Inspektor Auditi pranë Drejtorisë së Tatimeve, 840.696 lekë; Të ardhurat nga dietat, 206.000 lekë; Të ardhura nga dëmshpërblimi i ekzekutimit të vendimit të gjykatës, 685.900 lekë.