Mbrëmjen e sotme gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar telefontën e fundit të Kudret Saliajt, i cili u vra pak ditë më parë nga ish-vjehrri Mexhit Picari, me djalin e tij.
Ajo tha se Saliaj e kishte telefonuar të birin për t’i thënë që të mos futej në lokalin që ai ishte së bashku me avokatin, pasi në atë lokal ishine dhe Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj, ndaj nuk donte që të kishte përplasje.
Lala tha se autori i vrasjes dhe e bija ishin future edhe në Gjykatë me armë në kërkim të viktimës, por nuk e kanë gjetur aty dhe kanë shkuar në lokal, aty ku e kanë vrarë.
Pjseë nga biseda:
Klodiana Lala: Në momentin që kanë mbërritur përpara gjykatës së Tiranës, sipas hetimeve të sigurisë, në dhjetëra kamera sigurie, ata kanë kontrolluar dhe vëzhguar të gjitha ambientet përfshirë edhe gjykatën për ta gjetur Kudret Saliajn.
Fevziu: Edhe brenda gjykatës?
Lala: Edhe brenda gjykatës.
Fevziu: Si kanë hyrë me pistoletë brenda gjykatës?
Lala: Këtë duhet ta sqarojnë. Mund të ketë hyrë vetëm njëri prej tyre. Tjetri ka qëndruar.