
Studiuesja e astrologjisë tha se energjisë se yjeve nuk do t’iu shpëtojnë as politikanët, duke bërë kështu një parashikim se cili do jetë drejtuesi i ardhshëm i Partisë Demokratike.
Ajo tha se zgjedhjet do ti fitoj Lulzim Basha sepse është i favorizuar nga yjet.
“Unë me gjithë studimin që kam bërë mendoj se zgjedhjet për kryetarin e PD do t’i fitojë Lulzim Basha, sepse është në një moment të favorizuar nga yjet”, u shpreh ajo.
Keti tha gjithashtu se gjatë zgjedhjeve Lulzim Basha ka qenë i disfavorizuar nga yjet. Nga ana tjetër Edi Rama ka pasur një super energji planetare, pasi e favorizon viti i tij i lindjes.