Një nga deputetët e “opozitës” që votoi në Parlament “pro” nismës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ishte edhe Besnik Troplini.
Ai bën pjesë në grupin parlamentar të drejtuar nga Myslim Murrizi dhe shpeshherë ka qenë pjesë e votimeve në favor të mazhorancës socialiste.
Në rrjet ka qarkulluar së fundmi një foto e Troplinit duke festuar me 500 euro në ballë. Nuk dihet se në ç’rrethana është bërë kjo foto.
Duke publikuar foton, Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit ka ironizuar.
“Deputeti me “votë” në ballë, i grupit “antikorrupsion” të murrizëve, në pritje të direktivave nga përtej “oqeanit”. I siguruan çunat pushimet edhe për këtë vit! Ha ha ha 😂😂” – shkruan Blushi.