Kërcënohet prokurori i Përmetit, i vihet fishek te dritarja e zyrës

0

Asllan Bajrami, drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë në Përmet është kërcënuar për shkak të detyrës. Burime bëjnë me dije se disa persona të paidentifikuar ende kanë lënë në dritaren e zyrës së tij një fishek model 56, që dyshohet të jetë mesazh kërcënues. Mësohet se Bajrami ka depozituar kallëzim në lidhje me këtë çështje ndërsa blutë kanë nisur hetimet për të mësuar rrethanat e saj. Prokurori ka deklaruar se gjatë ditëve të fundit ka marrë thirrje në celular nga numra privatë, të cilat po verifikohen tashmë nga grupi hetimor. Bajrami ka qenë me detyrë në disa rrethe të ndryshme të vendit tonë dhe kanë pasur në drejtim një sërë dosjesh hetimore.

Artikulli i mëparshëmSot votimi në OKB, Shqipëria kandidon për anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit
Artikulli i radhësShkaktuan aksidente, arrestohen dy të rinj në Tiranë