Në Britaninë e Madhe ka filluar Samiti i Grupit Të Shtatë vendeve më të industrializuara të botës. Ky është samiti i parë i tillë i cili mbahet drejtpërdrejt që nga shpërthimi i pandemisë së Covid-19.
Sipas mediave ndërkombëtare, pritet që udhëheqësit e G7 të marrin vendimin për shpërndarjen e milirada dozave të vaksinës së koronavirusit në shtetet e tjera.
Samiti ka mbledhur së bashku udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendpushimin e Gjirit të Carbisit, në jugperëndim të Anglisë.
Udhëheqësit e shtatë vendeve më të zhvilluara industriale në botë gjithashtu do të takohen edhe me Mbretëreshën Britanike, Elizabeth II. Kjo është pjesëmarrja e parë në samitin e G7 për presidentin e SHBA-së Joe Biden, kryeministrin italian Mario Draghi dhe kryeministrin japonez Yoshihide Sugu.
Samiti do të zgjasë deri ditën e diel më 13 qershor.