Zbulohet kur do të nisin fluturimet nga aeroporti i Kukësit

0

Kryeministri Edi Rama ka shkruar në rrjetet sociale në lidhje me Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit ku ka ironizuar me ata që kundërshtonin këtë projekt. Kreu i qeverisë thotë se “Flatrat e Veriut” nuk janë hapur për fushatë dhe i bën thirrje qytetarëve që të përdorin portën e hapur të qiellit në Kukës.

Rama ka postuar edhe çmimet që do të kenë biletat e Air Albania për udhëtimet në Zyrih e Stamboll, ndërsa shton se kjo nuk mbaron me kaq, por në të ardhmen do të ketë të tjera lajme të tjera nga aeroporti i Kukësit. Fluturimet pritet që të nisin nga 15 Korriku

“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit. Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti.

*** 1€ + taksat domethënë:

Kukës – Zyrih 12 EUR,

Zyrih – Kukës 28.66 EUR,

Kukës – Stamboll 12 EUR,

Stamboll – Kukës 23 EUR”, shkruan Rama.

Artikulli i mëparshëmDron me tritol ndaj biznesit të Lefter Kokës
Artikulli i radhësTRAGJIKE! Kush është polici që humbi jetën në aksident, të plagosur edhe 6 persona