Kandidati për kryetar në Partinë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i është përgjigjur pyetjes së fundit ‘vrasëse’ të Arian Çanit nëse është një agjent i CIA-s apo jo.
Kadilli është shprehur se edhe nëse do ishte, nuk do e pranonte. Kjo përgjigje u prit me të qeshura nga ana e Çanit.
Pjesë nga intervista në Zonë e Lirë
Arian Çani: Fatbardh Kadilli, sonte është momenti që të deklarosh solemnisht dhe sinqerisht, të gjithë e dinë dhe ti sapo e the që ke punuar në USAID, një organizatë jo qeveritare amerikane, a është e vërtetë që duke ditur profilin e USAID, ti vazhdon të jesh prej vitesh tashmë një agjent i CIA-s?
Fatbardh Kadilli: Edhe po të isha do të thoja jo.