I hoqën emrin nga PD? Reagon fortë Bujar Nishani: Do i çoj në gjyq!

0
I hoqën emrin nga PD? Reagon për herë të parë Bujar

Bujar Nishani ka komentuar lajmin që qarkulloi dy javë më parë në media që nuk e ka emrin mes atyre që do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri.

Nishani tha se do i çojë në gjyq.

“Nëse është edhe kjo pastaj…. Duhet të jem sepse kur kam lënë zyrën e Presidentit të Republikës, jam paraqitur menjëherë në seksionin e lagjes, kam marrë teserën e PD-së.

Nëse nuk është emri do ta çoj në gjykatë, por jo në gjykatën e partisë, pasi PD nuk ka gjykatë. Statuti parashikohet që të ketë gjykatën e partisë, komisionin e Apelimit, dhe prej 4 vitesh është emëruar vetëm kryetari” tha Nishani.

Artikulli i mëparshëmPolicia shtanget kur sheh se çfarë kishte brenda në gojën e të burgosurit shqiptar
Artikulli i radhësParalajmërohen protesta/ Ja çfarë do të ndodhë sot në Tiranë