Bota shpërtheu në lot për të! Mjeku zbulon si e kthyen në jetë Eriksen-in: Ishte arrest kardiak, nuk kishte rrahje zemre

0
Bota shpërtheu në lot për të! Mjeku zbulon si e kthyen

Christian Eriksen u rrëzua dje në fushë dhe rrezikoi jetën gjatë ndeshjes mes Finlandës dhe Danimarkës për Euro 2020. Mjeku i tij tregoi se në një moment ai nuk kishte rrahje zemre.

Mjeku i kombëtares daneze, Morten Boesen tregon më shumë rreth diagnozës dhe gjendjes së Eriksen.

“Kam biseduar me Christian disa herë gjatë ditës dhe ai përgjigjet në mënyrë përkatëse dhe të qartë. Duket në rregull. Ka biseduar gjithashtu edhe me lojtarët. Duhet të vazhdojë të qëndrojë në spital për analiza dhe vëzhgime të mëtejshme. Testet e bëra deri më tani janë pozitive. Eriksen pësoi arrest kardiak. Në një moment ai nuk kishte shenja jete, por ne e rikthyem pas një goditje me defribrilator”, tha Morten Boesen. 

Artikulli i mëparshëmÇfarë u arrit në samitin e G7-ës? Joe Biden njofton ndryshimet drastike: Jashtëzakonisht produktiv
Artikulli i radhësPlas keq sherri! Anëtari i PD godet me grusht sekretarin organizativ të degës (VIDEO)