Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dha sot ‘live’ nga Kongresi i PS-së dorëheqjen nga të gjitha funksionet politike dhe nga mandati i deputetit që e fitoi në zgjedhjet e 25 prillit.
Partia Socialiste mori 9 mandate në qarkun e Fierit, ndaj me dorëheqjen e Ruçit, mandati do t’i kalojë Mirela Pitushit, e cila ka arritur të sigurojë më shumë vota nga kandidatët që nuk arritën të ishin në listën fituese.
Ajo ishte renditur e 11-ta në në listën e PS-së në qarkun e Fierit dhe arriti të sigurojë 3508 vota, më shumë se sa kandidatët e tjerë në listën jo fituese të PS-së.