Nga analiza e ’25 prillit’ tek regjistri digjital, ja 5 vendimet e miratuara nga Kongresi i jashtëzakonshëm i PS

0
Screenshot 36

Kongresi i jashtëzakonshëm i PS ka miratuar 5 vendime të propozuara nga Asambleja Kombëtare.

Tashmë në PS do të ngrihet një Komision i Posaçëm bashkangjitur analizës për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Një tjetër vendim është zhvillimi i zgjedhjeve të reja në strukturat vendore të PS si dhe hapja e partisë me një fushatë anëtarësimesh.

Po ashtu në PS tashmë do të funksionojë një regjistër digjital.

VENDIMET E MIRATUARA NGA KONGRESI

Miratimi i Vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë:
a. Vendim “Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të Analizës për Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prill 2021”;
b. Vendim “Për zhvillimin e analizave për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit 2021”;
c. Vendim “Për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë”;
d. Vendim “Për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja në parti”;
e. Vendim “Për përfundimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë”;
f. Vendim “Për miratimin e Kalendarit Politiko-Organizativ të Partisë për periudhën Qershor-Dhjetor 2021”.

Artikulli i mëparshëm“Shna Ndou ju ndihmoftë”/ Meta mesazh për pelegrinët e Kishës së Laçit!
Artikulli i radhësMoti plot surpriza, mësoni si parashikohet të jetë koha gjatë gjithë javës së ardhshme