
Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar sot në një prononcim për mediat deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u përgjigj me “kurrë mos thuaj kurrë”, teksa u pyet nëse mund të rikthehet në krye të PD.
Nishani tha se deklarata e Berishës është një mesazh i qartë se situata në PD është shumë e rëndë dhe duhet ndryshuar.
“Për mua një mesazh shumë i qartë, një mesazh për anëtarësinë. I thotë anëtarësisë që situata është shumë e rëndë dhe duhet ndryshuar”, deklaroi Nishani.