Kamerat e sigurisë kanë filmuar pamjet shokuese se si disa persona të armatosur hynë me dhunë në një “shtëpi bari” për të vjedhur prej aty të gjithë prodhimin.
Banda e përbërë prej 10 persona udhëtoi me disa makina që nga Londra për të vjedhur një sasi të madhe kanabisi në një banesë në Forest Fields, Nottingham.
Agresorët thyen derën e shtëpisë dhe qëlluan disa herë me thikë persnonin që gjetën brenda. Ata më pas tentuan të largoheshin, por u arrestuan një nga një nga policia.