Hartografët në National Geographic më në fund kanë njohur Oqeanin Jugor të Antarktidës në hartat e tyre, duke e çuar numrin e oqeaneve të Tokës në pesë.
Kjo shoqëri e cila ka publikuar harta të botës që nga viti 1915, njoftoi publikisht politikën e tyre të re dje, që të përkojë me Ditën Botërore të Oqeanit.
National Geographic e ka përcaktuar oqeanin si të lidhur nga rryma që rrjedh rreth Antarktidës.
Oqeani Jugor bashkohet me Arktikun, Atlantikun, Indianin dhe Paqësorin në listat e tyre, megjithëse statusi i trupit rrethues të Antarktidës mbetet i kontestuar ndërkombëtarisht.
Sidoqoftë, National Geographic shpreson që hartat e tyre të rishikuara do t’i ndihmojnë njerëzit të mendojnë ndryshe për Oqeanin Jugor, duke inkurajuar kështu ruajtjen e tij.