Kanë dalë rezultatet paraprake të zgjedhjeve për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, ku rezulton se Lulzim Basha, kryetari aktual, është në avantazh të dukshëm thuajse në të gjithë vendin.
Në rang kombëtar, nga rezultatet paraprake Lulzim Basha ka arritur të marrë 80% të votave të demokratëve, ndërsa Agron Shehaj ka marrë 15,55%, Harxhi 2,45% dhe Fatbardh Kadilli 2%.
Në një deklaratë për mediat, kryetari i komisionit zgjedhor në PD, Jemin Gjata, u shpreh se ditën e hënë rezultati do të zyrtarizohet.