Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fthiotidha të Greqisë, ku një 24-vjeçar ka përdhunuar një 11-vjeçare. Sipas mediave greke, e mitura e denoncoi rastin në fjalë tek psikologia e shkollës, duke i thënë asaj se një 24-vjeçar e përdhunoi atë në ashensorin e një pallati, ndërsa shtoi se ai i tha 11-vjeçares “Mos i trego askujt për këtë që ndodhi”.
Autori i dyshuar u arrestua dhe u dërgua në prokurori, ndërsa sipas mediave greke i riu u tha policëve në momentin e arrestimit se “Unë nuk e dija se ajo ishte aq e vogël”.
Raportohet se ai e përdhunoi të miturën të paktën dy herë.