Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest në burg” për 19-vjeçarin, Jehon Breçani, i cili aksidentoi me makinë pak ditë më parë një vajzë të re.
Aksidenti ndodhi në rrugën “Xhanfize Keko” në zonën e Kinostudios në Tiranë, ku i këputi këmbën 24-vjeçares, Xhesina Gega e cila ishte duke ecur në trotuar.
Adoleshenti 19-vjeçar, djali i ish-drejtuesit të njohur të policisë, e përplasi të renë teksa udhëtonte me shpejtësi me “Benz”-in luksoz me targa AA 888 XX.
Sipas burimeve, masa e sigurisë Breçanit i është komunikuar në spital, për shkak të problemeve shëndetësore, që ai ka pasur nga përplasja.