Nafta fillon javën në rritje/ Bursa për datën 14 Qershor 2021

0

Nafta është kthyer në rritje të lehtë në orët e pasdites dhe pritet të publikojë fitime për të tretën javë me radhë. Çmimet janë mbështetur nga pritshmëritë për një kërkesë të fortë në Europë, Kinë dhe Shtetet e Bashkuara, gjatë sezonit të pushimeve verore. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 72.5 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga maji i vitit 2019.

Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 70 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga tetori i vitit 2018.

Administrata për Informimin mbi Energjinë në SHBA raportoi se rezervat e naftës u rritën me 7 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 4 qershor, ndërsa rezervat e karburanteve të distiluara u rritën me 4.4 milionë fuçi.

Megjithatë, të dhëna të tjera treguan se trafiku në rrugët e Europës dhe Amerikës së Veriut është rikthyer në nivelet e parakrizës.

Ndër zhvillimet e tjera, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës ka përforcuar parashikimin për një kërkesë të shëndetshme, duke vlerësuar një rritje me 5.95 milionë fuçi në ditë, gjatë këtij viti, në rritje me 6.6% krahasuar me një vit më parë.

Bursa për datën 14 Qershor 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA679.50+ 8.25
DIESEL588.00+ 4.75
BRENT72.54+ 0.495
Artikulli i mëparshëmShumë pak e kanë ditur! Albërie Hadërgjonaj është motra e politikanit të njohur (FOTO)
Artikulli i radhësEriksen poston foton e tij nga spitali: Ndjehem mirë, tani do bëj tifo për Danimarkën