Një përleshje mes pushuesve në një nga plazhet më të frekuentuara të Anglisë ka ndodhur gjatë ditës së sotme.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen qartë momentet kur ka “plasur” grushti mes pushuesve të cilët i kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit karrige dhe sende të tjera të forta.
Qindra pushues kanë qenë dëshmitarë të kësaj ngjarje, ku mes tyre kanë qenë dhe shumë fëmijë.
Në pamjet e publikuara dëgjohen pushuesit të cilët nuk ndalojnë së pyeturi njëri-tjetrin se :Si dreqin filloi?Sipas policisë nga ky incident nuk është raportuar asnjë person i lënduar, ndërkohë që efektivët kanë marrë në pyetje personat të cilët ishin të pranishëm për zbardhjen e ngjarjes.