
Albëria Hadërgjonaj ka prezantuar vëllain e saj i cili qenka një politikan i njohur dhe bëhet fjalë për kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Përmes një publikimi në profilin e saj zyrtar në “Instagram”, këngëtarja ka ndarë një imazh bashkë me kryetarin e Deçanit derisa ka shkruar i ka bërë një vizitë dhe i është referuar si vëlla.
“Sot me vllain tim kryetarin e Komunës së Deçanit, mora shumë dashuri dhe informacion për ndryshimet e mëdha në qytet. Jemi shumë krenar me ty, faleminderit për punën e palodhshme! Bashkim Ramosaj”, ka shkruar Hadërgjonaj.
