Gazetari Arian Çani ka reaguar në lidhje me procesin zgjedhor në Partinë Demokratik, ku anëtarët e kësaj partie votuan për zgjedhjen e kryetarit të ri. Në garë merrnin pjesë Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi.
Sipas Çanit Partia Demokratike është në ditët më të keqja, ndërkohë që siç u shpreh ai rikthimi i ish-liderit Berisha nuk është normal. Fakti që PD ka rreth 70 mijë anëtarë dhe në zgjedhje kanë votuar rreth 40 mijë tregon qartë problemet brenda partisë dhe sipas Çanit kjo parti mund të bëhet edhe më keq.
Pjesë nga intervista në MCN TV
Kandidatja Harxhi ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet, ndërsa i gjithë procesi u shoqërua me akuza për parregullsi e pabarazi. Mund të parathonë këto, luftë brenda PD?
Çani: Luftëra të tilla brenda partive do ketë gjithmonë, nuk është çudi edhe pse kandidatët kanë thënë që do qëndrojnë në PD. Kjo parti është në ditën më të keqe, s’ka vlerë nëse ikin dy apo tre. Nga 70 mijë anëtarë që kanë deklaruar kanë votuar rreth 40 mijë. Ka një problem të madh. Në këto momente është në ditët më të këqija por mund të bëhet dhe më keq se kaq.
Mund të kthehet Sali Berisha në krye të PD sipas jush?
Çani: Nuk e di pse doktori e tha, ose është një lloj presioni që i bën faktorëve dhe jo të vetëve. Mua më duket pak fantashkencë. Ai mund të bëhet nëse mendon se mund të mbrohet nga drejtësia e re. Ka një logjikë deri diku, por a është rruga e duhur? Besoj që jo. Nëse amerikanët kanë vendosur ti godasin deri në fund për mua s’ka rëndësi nëse je apo jo kryetar i opozitës. Kam përshtypjen jemi duke notuar në ujëra të turbullta. Mua s’më duket normale që ai të rikthehet. Sado që ka mbështetës ai ka ikur dhe rikthimi do kërciste pak por mbetet e hapur çdo gjë.