Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos autorin. Zbardhet shkaku (EMRI)

0
Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos

Me anë të një njoftimi zyrtar Policia bën me dije se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës.

Kjo e fundit i është drejtuar me denoncim Policisë së kryeqytetit, pas dhunës së ushtruar nga një person.

Policia bën me dije për mediat se Erinda Fino, 40 vjeçe, me detyrë Drejtuese e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit, është goditur për shkak të detyrës nga një person.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” i shtetasit M. P., 34 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës shtetasen E. F., 40 vjeçe, me detyrë me detyrë Drejtuese e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Artikulli i mëparshëm“U ndezin cigaret horrave”/ Aksioni i fundit i RENEA-s fut në sherr Artan Hoxhën me gazetaren e njohur të ‘Top Channel’: S’lë gjë pa nxjerrë…
Artikulli i radhësNëna shqiptare dhe djali i saj u tha se u rrëmbyen në Gjermani/ Shfaqen në Kosovë! Kjo ishte telefonata që shtoi edhe më shumë dyshimet e Policisë