Ish krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte prokurorinë shkarkohet nga Vetting-u

0
Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e

KPK ka marrë vendimin ditën e sotme për prokuroren e njohur të Tiranës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nda detyra prokuroren, Alketa Zifla.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 14 qershor, Komisioni konstatoi përfitimin e një kredie të butë nga Bashkia e Fierit, ndërkohë që kishte vendosur mosfillimin e hetimit mbi zyrtarët lokalë që akuzoheshin për shpëdorim detyre në ndarjen e banesave sociale.

Zifla u mbrojt duke sjellë në vëmendje se, edhe pas ripahjes së hetimit të urdhëruar nga gjykata, kjo e fundit kishte vendosur pafajësi për të pandehurit.

Gjithashtu KPK evidentoi kryerjen e veprimeve fiktive për përfitimin e kredisë, për të cilat prokurorja Zifla tha se kanë qenë të diktuara nga kushtet financiare dhe për strehimin e fëmijëve.

Prokurorja Zifla u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Alketa Zifla e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe ka punuar fillimisht si prokurore në Prokurorinë e Tepelenës. Në vitin 2008, ajo u emërua prokurore në Fier, ndërsa në 2013-ën u transferua në prokurorinë e Tiranës.

Me ngjitjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme në dhjetor 2017, Zifla u emërua shefe e kabinetit. Pas largimit të Markut, ajo u rikthye në Prokurorinë e Tiranës.

Procesi i vetingut për Ziflën u krye nga trupi gjykues i kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen.

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e

Artikulli i mëparshëmGjenetika apo impenjimi, çfarë e bën saktësisht një person të zgjuar? Sociologu i njohur jep informacionin e rëndësishëm
Artikulli i radhësNga vrasës në kundërshtar i denjë/ Biden ndryshon qasjen ndaj Putin, jep deklaratë disa orë përpara takimit me homologun rus