Ish-sulmuesi i bën thirrje hajdutit: Ma kthe përsëri fanellën e debutimit me Milanin

0
This image has an empty alt attribute; its file name is matri.jpg

Ish-sulmuesi italian, Alessandro Matri, është përballur me një situatë aspak të këndshme së fundmi.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij, Matri i ka kërkuar hajdutëve që ishin futur në shtëpinë e tij, që t’ia rikthejnë bluzën e Milanit që i kanë vjedhur, me të cilën ai kishte debutuar në Serie A.

“I dashur hajdut që kishe hyrë ditën e sotme në shtëpinë e prindërve të mi. Midis gjërave që ke marrë, është diçka që për ju do të ketë vlerë të madhe ekonomike, por për mua ka një vlerë të veçantë.

Është fanella e Milanit, me të cilën unë kam debutuar në Serie A. Unë e di që ky shkrim nuk zgjidh gjë, por nëse ndonjëherë e lexoni këtë mesazh, mund të mendoni për idenë e mrekullueshme për ta rikthyer atë. Tani e dini adresën”, shkruan Matri.

Artikulli i mëparshëmShqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut drejt udhëtimeve të lira në BE
Artikulli i radhësPo parkonte makinën, drejtuesja dëmton rëndë këmbësorin në këmbë