Largon një Coca Cola për ti hapur vendin… alkoolit: Nainggolan ironizon gjestet e CR7 e Pogba

0

Radja Nainggolan nuk e ka humbur sensin e humorit asnjëherë e në këtë rast zgjedh të zbusë polemikat e gjeneruara nga gjestet e dy kolegëve Paul Pogba dhe Cristiano Ronaldo. Të dy kanë spostuar një pije të padëshiruar në konferencat e tyre përkatëse për shtyp: Ronaldo një Coca Cola e Pogba një shishe Heineken. Kështu, sa për të mos mbetur prapa, belgu postoi në historitë e tij në Instagram një fotomontazh në të cilin lëviz dy shishe Coca Cola vetëm për ti lënë vend pijeve të shumta, të gjitha alkoolike.

Polemika ka shpërthyer nga gjesti i Cristiano Ronaldos, që pati një efekt edhe në bursën e aksioneve: Coca Cola humbi 1.6%, duke kaluar nga një vlerë prej 242 miliardë në 238 miliardë. Sulmuesi portugez kishte bërë ftesë të pihej ujë, jo Coca Cola.

Një gjest i ngjashëm, por duket se për motive të ndryshme, është bërë edhe nga Paul Pogba: francezi është i fesë islamike, që ndalon konsumin e alkoolit.

Artikulli i mëparshëmLuli si miniaturë e Ramës
Artikulli i radhësShënoi gol ndaj Filandës, Miranchuk hyn në histori të Europianit, ja arsyeja!