
Banka e Shqipërisë ka prezantuar sot dy kartëmonedha të reja, atë 1000 lekë dhe 10000 lekë. Kjo e fundit deri më sot nuk ka qenë në qarkullim.
“Nga 30 qershori 2021, kartëmonedhat e serisë së 1 mijë lekë dhe 10 mijë lekë do të kenë kurs ligjor në Shqipëri dhe do të përdoren si mjet pagese së bashku me kartëmonedhat ekzistuese. Duke parë dukurinë dhe cilësinë e këtyre kartëmonedha mund të themi me besim të plotë se puna e bërë për realizimin e tyre ka qenë mjaft e vlefshme. Në emër të BSH falënderoji ata që kanë ndihmuar për realizimin e këtyre kartëmonedha. Dëshiroj të vlerësoj edhe kontributin e shumë akademikëve, historianëve, albanologëve, historianeve dhe ekspertëve të kompanive të njohura në botë në fushën e prodhimit të kartëmonedhave”, tha Guvernatori.
Kartëmonedha 10.000 mijë lekëshe do të jetë me portretin e poetit dhe veprimtarit të njohur, Asdreni.
Ndërkohë, Sejko njoftoi gjithashtu se “Banka e Shqipërisë po vijon punë për plotësimin e serisë së re me dy kartëmonedha, atë 500 lekë dhe 2000 për kartëmonedhën që janë në proces prodhimi”.
