Aleksei Miranchuk ka hyrë në histori të Kampionatit Europian.
Miranchuk i cili njëherësh është edhe futbollist i Atalantas, ka hyrë në histori me golin e tij të shënuar ndaj Filandës.
25-vjeçari madje u shpall edhe lojtari i ndeshjes, dhe njëherësh bëhet lojtari i parë i Atalantas që arrin të shënojë një gol në histori të Kampionatit Europian.
Ironike kjo, pasi në Atalanta ka disa talente të cilat janë pjesë e Italisë, por goli i parë nga një futbollist i tyre erdhi nga rusi.