Policia e Korçës bën me dije se një 57-vjeçar ka qëlluar veten me armë zjarri, duke humbur jetën.
Ngjarja, sipas bluve, ndodhet në banesën e viktimës në lagjen 16, ku rreth orës 17:43, 57-vjeçari me iniciale F.P., dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri.
Nga veprimet e para hetimore dhe deklarimet e marra nga policia, dyshohet se ky person kurohej për probleme të depresionit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.