Holanda i tha “po” nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.
Këtë lajm gazetari Arian Çani e ka quajtur formalitet dhe vendim që edhe nëse merret tani mund të humbasë sapo gjërat të dalin në dritë. Çani tha se Shqipëria është cilësuar si një lavatriçe e madhe pastrimi parash dhe se ky vendim është “për tu hedhur hi syve njerëzve”.
“Ky është formalitet. Në thelb duhet të shohim nëse e meriton Shqipëria apo jo. Reforma në Drejtësi është ajo që kanë në hapje të gjithë, por të flasësh për të ndërkohë që ka gjëra përreth. Kam përshtypjen Brukseli do kuptojë që mund ti hapë negociatat, por nëse ke probleme të kësaj natyre të kësaj lavatriçje të madhe siç është cilësuar Shqipëria kjo është alarmante. Në njëfarë mënyrë atë që mund të marrë tani do ta humbasë kur të plasë qelbi në sytë e botës. Nuk mund të flitet për lajm të mirë apo të keq, por sa për tu hedhur sy njerëzve. Sado të mashtrojmë, Brukseli nuk mashtrohet”, tha Çani për MCN Tv.