Kina nisi tre astronautët e saj drejt stacionit të ri hapësinor

0

Kina ka nisur drejt hapësirës astronautët e parë që do të qëndrojnë në stacionin e ri hapësinor kinez për një periudhë tremujore, lëvizje kjo që pritet ta çojë Pekinin drejt marrjes së statusit të fuqisë hapësinore. Raketa Long March-2F, me 3 astronautët e saj në bord, u nis në orët e para të mëngjesit në qendrën e lëshimit në Jiuqan, në shkretëtirën e Gobit.

Ky është misioni i parë kinez me ekuipazh nga viti 2016 dhe i pari që do të ulet në stacionin e ri hapësinor që është ende në fazë zhvillimi. Astronautët do të bashkohen me modulin kryesor të quajtur Tianhe.

Artikulli i mëparshëmAksion i madh anti-drogë, Prokuroria e Tiranës firmos 10 urdhër-arreste
Artikulli i radhësZyrtare/ Sergio Ramos largohet nga Real Madrid pas 16 vjetësh: të enjten konferenca e lamtumirës