Mesfushori italian, Manuel Locatelli, është bërë lojtari i fundit që ka hequr shishet e Coca-Colas nga tryeza e tij në konferencën për shtyp në “Euro 2020”, madje duke kopjuar gjestin e Cristiano Ronaldos, duke marrë ujë.
Superylli portugez dukej i tmerruar kur vuri re pijet me gaz në tryezën e tij kur foli për mediat në fillim të kësaj jave, duke i vendosur ato larg syve të kamerave dhe duke mbajtur shishen e tij të ujit në syrin e kamerës.
Veprimet e Ronaldos shkaktuan mjaft bujë, me çmimin e aksioneve të Coca-Colas që thuhet se ra me 4 miliardë dollarë, ndërsa futbollisti më i famshëm në botë u kërkoi miliona fansave të tij të hiqnin dorë nga kjo pije në favor të ujit.
Skena të ngjashme u bënë edhe të martën në mbrëmje kur mesfushori i Francës, Paul Pogba, dha konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes, megjithëse kësaj here myslimani i devotshëm i Manchester United hoqi një shishe birrë Heineken nga tryeza.
Tani Locatelli është bërë lojtari i tretë që merr vëmendje në kurriz të sponsorëve të Euro 2020.
Italiani, ashtu si Ronaldo, largoi dy shishe Coca-Cola nga tavolina dhe vendosi shishen e tij të ujit direkt para tij në vend të kësaj.
Në anën tjetër, mesfushori i Sassuolos bëri një super-paraqitje në fitoren 3-0 të Italisë ndaj Zvicrës të mërkurën në mbrëmje, duke shënuar dy herë dhe duke fituar çmimin “Ylli i Ndeshjes” nga UEFA.