Nuk ka ndodhur asnjë grabitje, kontradiktat në dëshminë e burrit që zbuluan se ai ishte vrasësi i 20-vjeçares në Greqi

0
Nuk ka ndodhur asnjë grabitje, kontradiktat në dëshminë e

Një muaj më parë opinion grek u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku  një 20-vjeçare u gjet e vdekur në banesën e saj pranë foshnjës së vet, e cila u raportua si një grabitje.

Por hetimet kanë marrë një rrjedhë tjetër, ku hetuesit kanë dyshime të arsyeshme të mbështetura mbi prova se nuk ka pasur kurrë një grabitje në shtëpinë e çiftit dhe ka qenë bashkëshorti ai i cili ka ekzekutuar brutalisht nënës e fëmijës së tij.

Kontradiktat në të cilat ra piloti

Sipas burimeve të policisë, burri i Caroline fatkeq ra në kontradiktat e mëposhtme:

Ai kishte dëshmuar se ishte i lidhur në një shtyllë, ndërsa u zbulua se ai ishte i lidhur në një pozicion fetal.

Ai dëshmoi se i ra të fikët, por hetimi provoi se ai po përdorte celularin e tij.

Ai e mbylli dhe e zhbllokoi celularin disa herë, ndërsa supozohej të ishte pa ndjenja dhe i lidhur me një shtyllë.

Kamera në katin përdhes regjistroi në mesnatën e 11 majit, 32-vjeçarin me fëmijën në krahë. Në orën 1:19 të mëngjesit kamera në katin e parë u ndërpre përgjithmonë. Grabitësit erdhën shumë më vonë sipas asaj që ka dëshmuar vetë piloti.

Artikulli i mëparshëmShoqëria me biznesmenin që u ekzekutua në Vlorë i ‘djeg’ karrierën efektivit të antidrogës, zbulohet vendimi i Ardi Veliut
Artikulli i radhës“Nuk ka vaksinë që e kuron”, OKB bën paralajmërimin e frikshëm, tregon çfarë e pret njerëzimin: Kjo është “pandemia” e radhës që na kanoset