Shoqëria me biznesmenin që u ekzekutua në Vlorë i ‘djeg’ karrierën efektivit të antidrogës, zbulohet vendimi i Ardi Veliut

0
Shoqëria me biznesmenin që u ekzekutua në Vlorë i

Me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, efektivi i antidrogës së Vlorës që del nga makina e Bledar Birçajt me shpejtësi pas ekzekutimit të këtij të fundit në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 10 maj është përjashtuar nga Policia e Shtetit.

Përjashtimi i tij, sipas argumentimit ka lidhje me faktin se ai nuk reagoi në momentin që ndodhi ngjarja, edhe pse kishte armën e shërbimit me vete.

Deromemaj akuzohet edhe se ishte në dijeni që Birçaj lëvizte më armë pa leje dhe e ka fshehur këtë fakt, e po ashtu edhe të të shkuarës me precedentë penalë të viktimës në trafikun e drogës.

Në dëshminë para hetuesve, Deromemaj ka thënë se njihej me viktimën prej kohësh dhe ka mohuar se ishte në dijeni të aktiviteteve të tij të paligjshme.

Artikulli i mëparshëm1 kg banane kushton 45 USD/ Kim Jong-un e pranon krizën e bukës
Artikulli i radhësNuk ka ndodhur asnjë grabitje, kontradiktat në dëshminë e burrit që zbuluan se ai ishte vrasësi i 20-vjeçares në Greqi