Asnjë humbje jete, rënie drastike e rasteve të reja në vendin tonë, MSH: Ja sa infektime janë shënuar në 24 orët e fundit nga koronavirusi

0
Asnjë humbje jete, rënie drastike e rasteve të reja në

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e koronavirusit në 24 orët e fundit ku janë regjistruar vetëm 3 raste të reja dhe fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 3027 testime, 8 të shëruar, 3 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 3027 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 3 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, 1 në Skrapar.

Aktualisht janë 127 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,903 që nga fillimi i epidemisë. 

Artikulli i mëparshëm“Tashmë ai ka mbaruar! Është një idiot”, habit efektivi grek me deklaratën për vrasjen e nënës së re në Greqi: Nëse ai do të rrëfente direkt të vërtetën do të…
Artikulli i radhësKokaina në Portin e Durrësit, gazetarja zbulon detajet e rëndësishme: Kishte këtë destinacion! Dyshohet se i përkasin një rrjeti kriminal të shtrirë në Shqipëri dhe…