Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, është tërhequr nga kandidimi në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Elisabeta Imeraj kishte kandiduar për t’u bërë pjesë e SPAK në shkurt të vitit 2019, por sot ajo ka marrë vendimin për t’u tërhequr.
Imeraj ka zgjedhur që të qëndrojë në krye të Prokurorisë së Tiranës ku është drejtuese. Mësohet se prokurorja ka dërguar në KLP një ditë më parë dorëheqjen si prokurore e SPAK me email.