Një efektiv grek i quajtur Stavros Balsaka ka folur për krimin e Glyka Nera, ku ka thënë se nëse piloti 32-vjeçar do t’a kishte pranuar menjëherë krimin ai do të kishte bërë të paktën 5-6 vite burg, por situate dhe mashtrimet që ai krijoi e bëjnë më të rëndë krimin duke i shtuar edhe vitet e burgut.
Sipas mediave greke me anë të kësaj deklarate që ai bëri shkaktoi një sërë reagimesh në Tëitter të cilët e gjykuan se si një njeri që bën një masakër të tillë mund të dënohet vetëm 5 vite burg.
Deklarata e Balaska:
“Nëse ai do të kishte lajmëruar policinë që nga fillimi dhe do të tregonte arsyet dhe të shkuarën e tij e cila nuk kishte patur krimevrasësi i Caroline do të kishte shkuar në pesë deri në gjashtë vjet burg. Ai është një idiot. Në momentin që ai vrau gruan e tij, ai duhej të kishte lajmëruar policinë duke I treguar për grindjen familjare. Ai është i ri dhe masa e burgut nuk do tii lehtësohet, do të kalbet në burg sepse bëri gjithë skenarin, vrau qenin, u lidh, nxorri kartat nga kamerat. Tashmë ai ka mbaruar.”