Konflikti për të dashurit e tyre ka shkaktuar një përplasje të ashpër mes 7 vajzave të mitura në Athinë mbrëmjen e sotme.
Mësohet se vajzat kanë lënë një takim për t’u sqaruar me njëra-tjetrën, mirëpo më pas kanë filluar të përleshen duke shkuar deri në përdorimin e thikave.
Dy prej vajzave janë plagosur dhe janë dërguar në spital. Mësohet se njera prej tyre eshte në gjendje të rëndë për jetën.
Policia ka shoqeruar në burgun e të miturve një 15 vjeçare shqiptare, e cila dyshohet si autorja e plagosjes së bashkëmoshatareve të saj greke.