Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek bulevardi “Migjeni” në Tiranë. Një automjet ka aksidentuar këmbësorët R.N dhe F.J, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Tashmë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
“Më datë 19.06.2021, rreth orës 19:50, tek bulevardi “Migjeni”, mjeti me drejtues shtetasin Z. T., ka aksidentuar 2 këmbësore me iniciale R.N dhe F.J, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.