Një vit nga ndarja nga jeta e Reshit Merlikës, kreu i PD Krujë, kryedemokrati Lulzim Basha dhe drejtues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar një takim përkujtimor me familjarët e të ndjerit.
Në lidhje me takimin në fjalë, ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, i cili shkruan në rrjete sociale që Merlika ishte një krutan fisnik dhe një pinjoll i një dere të madhe të kryeqytetit të historisë, pra Krujës.
“Sot përkujtojmë ndarjen nga jeta të mikut dhe bashkëpuntorit tonë Reshit Merlika. Krutanit fisnik dhe pinjollit të një dere të madhe të kryeqytetit të historisë. Veprat dhe vlerat e Reshitit janë gdhendur thellë në kujtesën tonë dhe bashkëqytetarëve të tij.
Një mungesë që ndihet fort te të gjithë ne, përditë dhe përgjithmonë. I paharruar qoftë kujtimi yt i dashur Reshit!”, shkruan Paloka.