Pas arrestimit të Endri Zajës, i cili 4 ditë më parë plagosi me makinë një të moshuar italiane dhe që ishte në kërkim edhe për dy vjedhje, policia thotë se në pranga ka vënë edhe një vajzë 22-vjeçe.
Sipas News24, e reja ishte e dashuara e Zajes, e cila akuzohet për përkrahje të autorit të krimit.
“Në vijim të informacionit të dhënë për arrestimin e shtetasit E. Z., 22 vjeç, ju informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaristin e Policisë Durrës, në vijim të hetimeve të kryera arrestuan në flagrancë shtetasen A.B., 22 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, thotë policia.
Ndërkohë më herët u vu në pranga Endri Zaja, i cili ishte duke bërë plazh. Në video duket momenti kur policët i kanë shkuar në plazh Zajës dhe e kanë arrestuar, ndërkohë që ai mbante veshur vetëm një palë pantallona te shkurtra.
Ngjarja për të cilën bëhet fjalë ndodhi 4 dite më parë në lagjen 11 ne Durrës, kur 22-vjeçari teksa udhëtonte me nje makine perplasi dy këmbësorë, ku shtetësja italiane mori plage dhe u dergua ne spital.
Ndërkohë, policia thotë se Zaja ishte shpallur në kërkim edhe për dy vjedhje, të ndodhura më parë, konkretisht: Më datë 10.06.2021, në Kameras, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetases V. M., një sasi vlere monetare dhe disa paketa cigare. Më datë 14.06.2021, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në marketin e shtetasit M. M”.